Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona në Vlorë, pasi u kapën në flagrancë duke shkëmbyer fara kanabisi. Blutë lajmërojnë se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale E. B., 29 vjeç dhe A. M., 20 vjeç, të dy banues në Vlorë. Në njoftim po ashtu bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen fara kanabisi, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas ushtronin aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve, kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-E. B., 29 vjeç dhe A. M., 20 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin E. B, duke i dorëzuar një sasi me fara kanabisi shtetasit A. M.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit A. M. dhe kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1870 fara të bimës cannabis sativa dhe 2 aparate celular. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.”, njofton policia.

policia.

Lajmi i Fundit