Nuk ka vonuar shumë reagimi i zyrtarëve shqiptarë, për provokimin që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç bëri dje, duke publikuar në Instagram Kosovën me flamurin serb. Ka qenë Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko që ka folur për këtë çështjen, që sipas tij, këto lojra Instagrami nuk e tregojnë sovranitetin e Kosovës.Me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë Vucic, tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.

Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram!”, shkruan ai.

Lajmi i fundit