Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në Patos, ku djali masakroi me thikë nënën e tij.
Një dëshmitar i ngjarjes tha se djali Klaudio Çobaj nuk ndalej së qëlluari me thikë nënën Donika në Çobaj 50-vjeç.
Sipas tij 50-vjeçarja u hodh nga ballkoni për të shpëtuar nga thika dhe nga duart e djalit.
“Dëgjuam zhurmë, se jemi komshinj këtu në katin e dytë. Pamë atë që doli nga ballkoni, ai duke e goditur. Vazhdoi e shkreta, u hodh nga kati i dytë. Ajo u hodh nga ballkoni e shkreta për të shpëtuar ‘çfarë më bëre”. Ai doli jashtë dhe filloi ta qëllonte sërish. I bërtita dhe e la. Më dëgjoi dhe e hodhi thikën” tha dëshmitari. Gruaja ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë plagë të shumta me thikë.