Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se do të dorëzojë në SPAK padinë dhe qindra-mijëra fatura fiktive që sipas saj provojnë një skemë të evazionit fiskal me vlerë rreth 189 milionë euro.

Kryemadhi tha se kompanitë fiktive kanë prerë fatura për kompaninë që kishte fituar koncesionin për ndërtimin e inceneratorëve. Ajo tha se këto fatura varjojnë nga 50 milionë lekë të vjetra në mbi 220 milionë lekë.

Kryemadhi tha se kishte komunikuar me djalin e një prej pensionistëve, të cilëve u ishte shitur kompania pa dijeninë e tyre, për të mbuluar gjurmët e pronarëve të vërtetë.

“Sapo jam ndarë me djalin e Thanas Çanit, isha në një bisedë me të, jo vetëm që nuk kanë dijeni për një gjë të tillë, por janë thirrur nga Krimi Ekonomik në Tiranë për një faturë. Zotëria më bëri të ditur që është thirrur në 2019-ën, megjithatë nuk është njoftuar që është administrator i kompanisë, nuk i kanë bërë të ditur asgjë”, u shpreh Kryemadhi.

Pjesë nga deklarata për media e Monika Kryemadhit:

Kryeministri Rama gënjeu kur tha se ka një investim prej 128 milionë eurosh. Kjo është një histroi që SPAK do ta zbardhë se çdo gjë po bëhet gati, por të nderuar gazetarë nuk mund t’ju jap dot faturat deri sa të dorëzohen në SPAK, me qindra mijëra fatura. Po nxjerr vetëm një nga faturat ku AM & Co i ka shitur Integrated Services, janë fatura që vlerat shkojnë 220 milion lekë, 87 milion lekë. Janë fatura të hedhura në sistemin fiskal të Drejtorisë së Tatimeve. Fusha e betejës tonë është SPAK-u, ne jemi në SPAK dhe do të vazhdojmë të dorëzojmë të gjitha dokumentat në SPAK. SPAK të tregojë që është një arbitër i drejtë. Edi Rama nuk mund të vjedhë 189 milion dollarë me fatura, letra, fakte, të marra nga buxheti, për të blerë media, gazetarë dhe çdo gjë tjetër që i duhet për të larguar vëmendjen nga korrupsioni.

Dua të bëj dhe një sqarim për sa i përket pensionistëve që janë dhe të shqetësuar. Duhet të mbrohen. Sapo jam ndarë me djalin e Thanas Çanit, isha në një bisedë me të, jo vetëm që nuk kanë dijeni për një gjë të tillë, por janë thirrur nga Krimi Ekonomik në Tiranë për një faturë. Zotëria më bëri të ditur që është thirrur në 2019-ën, megjithatë nuk është njoftuar që është administrator i kompanisë, nuk i kanë bërë të ditur asgjë. Problemi tjetër që implikon, këtë institucion që regjistron kontratat, është që dy kontratat janë të panoterizuara. Të më gjejë një biznes që noterizoht në QKR pa kontratë. Në fakt është ajo që kemi thënë e më parë, në 2019 është bërë sikur është hetuar. Tek Lumi 6 faturat e prera nga Lumturi Murati janë rreth 1 milion dollarë për Integrated. Nuk është evazion fiskal, është krim financiar, se janë grabitur paratë e shtetit, për inceneratorin e Fierit, Elbasanit…Dua t’i njoftoj edhe të gjithë gazetarët të mos hedhin shashka sikur janë thirrur pensionistët, sepse ne s’e kemi dorëzuar ende padinë. Nuk besoj se SPAK është kaq urgjent. Do të mësoni akoma më shumë, do të dalin që shumë firma fiktive.