Prokuroria e Posaçme kërkoi 2 vite burg për Adriatik Llallën, duke zbrit 1/3 nga gjykimi shkurtuar mbetet 1.4 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga Sherbimi Publik.
Të enjten e kaluar Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen Llalla. Ndërsa gjatë seancës paraprake GJKKO, pranoi kërkesën e Llallës për tu gjykuar me gjykim të shkurtuar.
Ndaj Ish-kryeprokurorit SPAK ngriti akuzës “fshehjes dhe mosdeklarim të pasurisë”, kryer në tre raste. Sipas SPAK, ai dyshohet të mos ketë deklaruar një shumë prej 7400 dollarë të shpenzuara në SHBA, një shumë për ndërtimin e një banese, si edhe shpenzime të kryera në Gjermani.