Një zjarr i madh ka rënë në Krastë të Krujës, ku deri më tani janë djegur 100 hektarë pyje.
Zjarrfikësit po luftojnë me flakët, ndërsa në ndihmë u ka ardhur dhe deputeti i PS, Denis Deliu. Ai ka postuar disa foto nëë rrjetet sociale, ku shihet duke ndihmuar zjarrfikësit, teksa falenderoi të gjithë forcat pjesmarrëse, për kontributin e dhënë në shmangjen e pasojave të këtij zjarri.
Gjendemi në zonën e pyjeve në Krastë të Krujës, ku u përfshi që nga dita e djeshme nga disa vatra të fuqishme zjarri, në një terren të vështirë që nuk mundësonte as futjen e mjeteve Zjarrfikëse.
Me mobilizimin e njësive administrative të bashkisë Krujë, erdhën në ndihmë Forcat e Mbrojtjes Civile të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcat Komando të FA, Policia e Shtetit dhe Forcat Zjarrfikëse të bashkisë Krujë e Durrës, u bë e mundur që megjithë favorizimin e erës, zjarri të vihet nën kontroll të plotë.
Falenderoj të gjithë forcat pjesmarrëse, për kontributin e dhënë në shmangjen e pasojave të këtij zjarri të përhapur, e shpresojmë në shuarjen e tij të plotë” shkruan Deliu në postimin e tij.