Panik është shkaktuar në orët e para të mëngjesit sot në spitalin e Sismanoglio, Athinë nga shpërthimi i një bankomati.

Persona të panjohur të veshur si mjekë, nën kërcënimin e armës së zjarrit u afruan te hyrje e spitalit, neutralizuan rojen për të hyrë më pas te ambientet e spitalit ku ndodhej bankomati.

Protothema.gr raporton se personat e panjohur shpërthyen bankomatin dhe u larguan nga vendi menjëherë.

Sipas informacioneve paraprake shpërthimi është bërë me përdorimin e gazit, ndërkohë mësohet se janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në hyrje të spitalit ku ndodhej bankomati.

Në vendngjarje ka shkuar policia për të kryer hetimet e nevojshme për ngjarjen.