Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku është mbytur në bregdet një person.
Bëhet me dije se një 72-vjeçar është mbytur teksa ishte duke u larë në det. Bëhet fjalë për Mitat Deraj, i cili ka mbërritur në spital pa shenja jete.
Dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak. Policia ndodhet në vendine ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.