Edhe nga Elbasani ka nisje të protestuesve drejt kryeqytetit. Kreu i Pd në Elbasan, Blendi Himci thotë se nga Elbasani nisen rreth 2500 protestues ndërsa në rang qarku me shumë se 5 mijë. Protestuesit do të udhëtojnë me autobus dhe mjete private.
Qytetarët që i janë bashkuar protestës thonë se protestojnë për arsye ekonomike dhe jo politike. Ata parashtrojnë arsyet se përse kanë vendosur të protestojnë .