Kryetari i Partisë për Integrim dhe Europianizimin të Shqipërisë Rivelino Çuno i ka ngritur OSBE-së shqetësimin për përjashtimin e romëve nga lista e zgjedhësve.
Në një letër dërguar OSBE-së Z. Çuno thekson se heqja e e kandidatëve nga KQZ është i dëmshëm, joligjor dhe i orientuar politikisht.
“Vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të refuzuar 69 kandidatët e “Aleancës për Ndryshim” është joligjore sipas kritereve të përcaktuara në nenin 67/4 të Kodit Elektoral.
Ashtu si Kodi e përcakton ekskluzivisht një prag minimal dhe që lista zgjedhore është e hapur për qytetarët për të votuar ccdo kandidat nga secila parti në listë, vendimi i KQZ-së duket të jetë i motivuar politikisht, anti-demokratike dhe dëmshme për një proces normal zgjedhor.
Në veçanti ka gjithashtu një ndikim shqetësues në perceptimin se komuniteti Rom dhe Egjiptas janë pjesë integrale e peisazhit politik shqiptar”, thuhet në letrën e dërguar OSBE-së nga Kryetari i Partisë për Integrim dhe Europianizimin të Shqipërisë Rivelino Çuno.