Nga : Erion Murataj
Kam parë, s’kam parë po dy modelet që kemi janë për të qarë hallin në objektiva .
Rama ankohet në Europë se është dhëndrri që si vjen nusja e bën cubin që kur të vijë nusja do bëjë interesantin ose do ja dredhi me tjetër.
Kemi dhe doktorin që thërret protestë për të rrëzuar Ramen, i vjen populli demokrat pak më pak se kur ishte me Bashën po c’rëndësi ka, nusja erdhi e doktori se bën dot ikën dhe e le ngref popullin, nusen e shkretë që e thirri dhe i erdhi gjithë qejf .
Tani me këta të dy s’ka nevojë të merrem se kuptohet që e kanë me shkrepje burërin politike .
Po nusja si ja bën mor aman se ngeli duke bërë përgatitje e hiç me asnjërin .
Po pse o njerëz se merrni vesh që janë bashkë !
Pse se kuptoni që atë hall që keni ju s’ua zgjidhin dot se janë bura që i krijuat ju duke i besuar e sot janë kopje të keqija të njeri-tjetrit .
Po dhe sa do duroni të trajtoheni si nuse e të besoni se rradha tjetër do iu cojnë në qiellin e shtatë.
Nejse une flas për ata që janë burra e s’duan të trajtohen si nuset e ordinerëve impotent të trinomit .
Bëfshi gjumë të qetë vape se gjunjë e nofulla po juve do u dhëmbin me këta .
Deri kur t’ju mbushet mendja të ndërroni idhujt, mos harroni se ka një 5% burra që janë gati për të çuar në vend dinjitetin e Shqipërisë e shqiptarëve përballë krimbave që keni 32 vite që u besoni .