Sali Berisha, ish-kryeministër dhe kryetar i PD, ka mbyllur pak minuta më parë protestën e thirrur dy javë më parë. Një pjesëmarrje tepër e lartë, me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të tjembushur deri në fund te Sheshi Skënderbej.
Ndërkohë, teksa nën zyrën e tij protestohej kryeministri Edi Rama ishte jashtë Tirane dhe po inaguronte bypassin e Vlorës, në të njëjtin orar.
“Hapet i përfunduar për qarkullimin e automjeteve bypass-i i Vlorës, një segment kyç për turizmin bregdetar që ofron edhe një panoramë fantastike të gjirit të Vlorës. Kjo është një tjetër provë e cila flet vetë për vullnetin e palëkundur për Shqipërinë që duam”, shkruan Edi Rama dhe ndan pamjet.