Gjykata e Tiranës ka dhënë këtë të poremte masat e sigurisë për tetë të arrestuarit për korrupsionin me varret në Tufinë.
Mësohet se trupa gjykuese ka lënë në burg drejtorin varrezave të Tufinës, në Bashkinë Tiranë, Eljodor Ndini.
Masat e vendosura nga Gjykata për personat e arrestuar:
-Eljodor Ndini “arrest në burg”
-Gazmend Daja “arrest në burg”
-Bujar Lica “arrest në burg”
-Alban Ajazi “arrest në burg”
-Latif Shehu “arrest në burg”
Ndërsa për tre të arrestuarit e tjerë gjykata ka vendosur:
Endrin Milla “arrest në shtëpi”
-Fatjon Gjonaj “arrest në shtëpi”
-Xhemal Mena “detyrim paraqitje”
Theksojmë se skema korruptive është zbuluar nga Prokuroria e Tiranës dhe Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit.
Personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin përfitonin shuma parash nga 30.000 deri 50.000 lekë të reja, duke bërë të mundur pronotimin e varreve për shtetas të ndryshëm.