Kryeministri Rama i ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.
“Gëzuar Kurban Bajramin, me faljen e besimtarëve për herë të parë në Xhaminë e re të Ballies në Elbasan”, shkruan kryeministri në Facebook.
Sot mijëra besimtarë myslimanë kanë falur Kurban Bajramin.
Besimtarët janë falur për mirësi, shëndet dhe fat për familjen e tyre.
Në këtë festë të sakrificës, besimtarët i luten Zotit për më shumë paqe, bekim dhe harmoni, ndërkohë që pas kryerjes së riteve të faljes Kurban Bajrami festa vijon më pas në çdo familje me drekën e madhe të Bajramit.
Simbolika e kësaj feste është bërja e një kurbani në shenjë falënderimi ndaj Zotit dhe shpërndarja e mishit të kurbanit të kryer për njerëzit dhe familjet në nevojë