Tre të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi kanë qenë duke lëvizur me makinë në qytet dhe me armë zjarri me vete. Në pranga ka rënë poseduesi i armës, Joni Sadikaj dhe dy shokët e tij për Ergest Sina dhe Indrit Sina.
Shërbimet e policisë kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pavarësia 3”, automjetin me drejtues shtetasin Ergest Sina dhe me pasagjerë shtetasit Indrit Sina dhe Joni Sadikaj. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Joni Sadikaj, shërbimet i gjetën dhe i sekuestruan një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi Ergest Sina dhe pasagjeri tjetër, vëllai i tij, shtetasi Indrit Sina kanë patur dijeni për armën, por nuk kallëzuar në Polici. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Last night”. Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- Joni Sadikaj, 23 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
- Ergest Sina, 31 vjeç dhe Indrit Sina, 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Shërbimet e policisë kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pavarësia 3”, automjetin me drejtues shtetasin Ergest Sina dhe me pasagjerë shtetasit Indrit Sina dhe Joni Sadikaj. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Joni Sadikaj, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi Ergest Sina dhe pasagjeri tjetër, vëllai i tij, shtetasi Indrit Sina kanë patur dijeni për armën, por nuk kallëzuar në Polici. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.