eksperti i ekonomisë Klodian Muço ka folur për jetesën e përballueshme nga ana e shqiptarëve të cilët shpenzuan në qershor 30 mln euro më shumë vetëm për ushqime.

Eksperti thekson se situata ekonomike në Shqipëri do të përkeqësohet në nëntor dhe sipas një studimi të Bankës Botërore varfëria në botë do të rritet në mbi 200 milionë persona.

Duke u ndalur edhe te analizat ekonomike në vend, Muço ka treguar se një familje shqiptare i duhen 35 mijë lekë në muaj vetëm ushqime bazë, në një kohë që paga minimale është vetëm 32 mijë lekë.

Muço: Studimi i fundit i Bankës Botërore thotë se pas luftës në Ukrainë varfëria do të rritet mbi 200 milionë persona. Kur ti i rrit pensionin pensionistit vetëm 300 lekë atëherë çfarë do presësh. Revista monitor nxori sot se 35 mijë lekë në muaj duhen vetëm për ushqimet bazë. Kujtojmë se ka familje që marin vetëm 32 mijë lekë në muaj.

50% e buxhetit të një familje shkon për ushqim. Shpenzimet e luksit është një mirazh për shumicën e familjeve shqiptare, vetëm një pjesë e vogël e ka këtë luks.

Ktiza e vërtetë do fillojë në fillim të nëntorit. Mos indeksimi i pagave, rritja e çmimeve do ndikojnë pasi deri tani është sezoni i cili e mbulon disi.

Në nëntor do të fillojë tamam kriza e vërtetë. 57% e inflacionit e kemi të importuar nga jashtë. Duhet të përgatitemi për një inflacion mbi 7%. Shqiptarët pritet vetëm të largohen pasi mbetet e vetmja zgjidhje.

A janë rritur të ardhurat e buxhetit si pasojë e rritjes së çmimeve, pasi të ardhurat në buxhetin e shtetit janë rritur dhe në këtë mënyrë shteti duhet ti kthejë patjetër diçka qytetarëve.

A duhet që qeveria të merte masa konkrete duke pezulluar investimet në ndërtime dhe të tjera sektorë të panevojshme, patjetër që duhej.

Ato 80 mijë familjet me asistencë sociale duhet patjetër të kishte një paketë ndihme nga ana e qeverisë biles jemi vonë.