Një i ri shqiptar u shua tragjikisht në një aksident me makinë, të ndodhur gjatë natës të së martës në Regio Parco të Torinos. Ai është Olti Hysenaj, vetëm 32 vjeç.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Hysenaj udhëtonte me një makinë Ford Fiesta, kur në rrethana ende të paqarta u përplas fillimisht me një shtyllë ndriçimi të rrugës e më pas me një pemë.
Përplasja ishte tejet e fortë dhe 32-vjeçari shqiptar humbi jetën në vendngjarje.
Në aksident nuk raportohet të jenë përfshirë mjete të tjera, ndërsa 32-vjeçari udhëtonte vetëm. Tvklan