Deputeti socialist Erion Braçe në interpelancën e kërkuar me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, tha se bujkut i janë rritur kostot për të prodhuar, ndërsa tregtari po merr 2-3 herë më shumë fitim.
Në fjalën e tij, Braçe thekson se ai është akuzuar si “populist” dhe shton me ironi se me këto qëndrime të tij, mërziti dhe kolegët socialistë si Pandeli Majko dhe Antoneta Dhima, duke ndarë njerëzit e zakonshëm nga elita e bujqësisë.
Fjala e Braçes:
Kam bërë populistin kaq kohë, kam mërzitur Netën dhe Pandin, ngrita popullin e bujqësisë nga kokë poshtë, në kokë lartë, më keq akoma solla një platformë konfliktuale që ndan bujqësit prodhues nga karteli. Kaq keq kam bërë, tani do të bëhem realist…
Deputeti ka si qëllim votën e drejtë dhe pa lekë. Bujqësia po rritet, si ofertë është e vërtetë që ne po rritemi, rritja për bujqësinë ishte 0.001 %, e jashtëzakonshme është që jemi rritur, qeraja e tokës, punës, u rrit kostoja e vaditjes, kostoja e plehrimit, edhe si TVSH 10% që e votuam me qejf.
U rrit kostoja e ushqimit, hëngrën edhe lopët njëherë si në Nazar. Lopët kundër elitës që i vaksinon, i matrikullon, i numëron prapë, numri është rritur, ato janë pa shoqe, tani kanë edhe status, edhe pse i zëvendësojnë, me vaj palme e qumësht pluhur.
Nuk është normale, është rritur deri në 170% çmimi i plehrave bujqësore, gati për lojën e madhe, grumbullo nga bujku lirë. Prodho vetë, dhe shit me çmimin e europës, paratë e tij si prodhues i merr grumbulluesi. Rritu, zgjerohu te toka e bujkut, kjo është bujqësia që po vjen, ajo e sipermarrësve. Ditë më ditë një vit më parë, një tjetër populist, Joe Biden nxori një udhër ekzekutiv, ku tha se fermerët po shtrydhen.