Ne qytetin e Elbasanit rritje te çmimeve muajt e fundit kane pesuar dhe apartamentet apo shtepiat private te cilat jepen me qera dhe shiten. Sipas Agjentit te shitjeve Agron Manaj dy muajt e fundit kemi pasur rritje te çmimeve me shifra te larta. Apartamentet ne qender te qytetit mbajne shifrat me te larta duke filluar nga 20 mij leke deri ne 250 euro per nje muaj, ndersa ne periferi te qytetit çmimet varjojne nga 15 mij leke deri ne 20 mij leke ne muaj. Çmimi i apartamenteve te cilat jane ne shitje sipas agjentit te shitijeve Agron Manaj jane rritur me 10% krahasim me muajt e kaluar, ndersa i shtepiave private ndryshimi nuk eshte teper i madhe. Çmimi tyre variojn nga 40 milion te vjetra deri ne 250-300 mij euro te cilat jane shtepi shum kaçe.
Sinkron: Agron Manaj ( Agjent Shitesh)
Per Z.Agron Manaj mungesa e nderimeve te pallatave eshte shkaku i rritjeve te çmimeve te apartamenteve te cilat jepen me qera apo shiten, pasi ka nje kerkese te madhe nga qytetaret por nuk kane apartamente.
Sinkron: Agron Manaj ( Agjent Shitjesh)
Lidhur me rritjen e çmimeve te apartamenteve te cilat jepen me qera, qytetare te Elbasanit shprehen se organet kopetente duhet te marin masa pasi ka mjaft persona te cilet jane me ndihme sociale dhe nuk munden dot te perballojne keto çmime.
Sinkron: Qytetaret
Rritja e cmimit te apartamenteve dhe shtepiave private qe jepen me qera apo shiten eshte kthyer ne nje shqetesim paresore sidomos per çiftet e reja ne qytetin e Elbasanit te cilet duan te nisin nje jete te re.