Llatja/ Kemi lehtësuar procedurat për vendosjen e paneleve fotovoltaike për bizneset Në Papër të Elbasanit, ndodhet “Herba Fructus” një sipërmarrje që ka më shumë se 30 vite që ushtron aktivitetin e saj në Elbasan dhe që operon në tregun e bimëve medicinale. Kjo fabrikë bimësh medicinale është vizituar nga kryetari i Bashkisë Z Gledian Llatja i cili pohon se ” i kemi dhënë mbështëtetje të vazhdueshme si edhe do ti japim bizneseve, sa i takon problematikave që ato kanë kryesisht në infrastrukturë. Bashkia Elbasan ka lehtësuar procedurat në ndihmë të bizneseve për vendosjen e panelave fotovoltaike për të lehtësuar sa më shumë kostot e tyre, kryesisht në energjinë elektrike e cila ka pësuar edhe rritje”. Vendi ku edhe është zhvendosur fabrika me një investim modern ofron edhe kushte, ndërsa vetë sipërmarrësi pohon se ” të gjithë fermerët pajisen me kontrata një vjecare duke treguar një besueshmëri të lartë tek të gjithë partnerët, deri në Amerikë.
Më shumë se 200 lloje bimësh kurative grumbullohen nga fermerët e Elbasanit të cilat eksportohen në 36 tregje ndërkombëtare.
Home ELBASANI SOT Llatja/ Kemi lehtësuar procedurat për vendosjen e paneleve fotovoltaike për bizneset