Policia ka gjetur një trup të pajetë në njërin prej pallateve që janë duke u ndërtuar në qytetini e Vlorës. Trupi është konstatuar fillimisht nga punonjësit e kompanisë që ndërtonte pallatin dhe më pas është njoftuar policia.
Nga këqyrja paraprake është vërejtur se trupi ka disa ditë që gjendet në atë vend dhe kishte shenja dekompozimi.
Policia dyshon paraprakisht se bëhet fjalë për një vdekje natyrale. /abcnews