Kryeministri Edi Rama ishte në Kukës për të parë nga afër procesin e vaksinimit të bluzave të Bardha të Kosovës që u bë atje.
Rreth 250 bluza të bardha janë vaksinuar sot, ndërsa procesi do të vijojë edhe nesër.
Kryeministri Rama, duke folur me mjekët tha se arsyeja sepse procesi bë në Kukës ishte sepse kompanitë e vaksinave nuk lejojnë eksportimin jashtë.
Biseda
Rama: Sa janë sot?
Udhëheqësi i Federatës së Sindikalistëve të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla: 250, të tjerat nesër
Manastirliu: Janë mjekë jo vetëm në Prishtinës, janë organizuar sipas një filtri kush shërben në vijën e parë.
Blerimi: Jam i impresionuar, më mënyrën se si na pritën.
Rama: Nuk ka kuptim që ne mbaruam tonat dhe ju s’keni filluar akoma, që kur ne filluam në fakt kontaktuam ministrinë në Prishtinë, problemi është që kompanitë nuk lejojnë rieksportim, dhe kjo ishte problem i madh, nuk të lë kontrata. Megjithatë kjo është si të jesh në Kosovë, ne jemi, s’kemi pse e vëmë në diskutim, E ardhmja dihet cila është, por dhe të sotmen e dimë.
Tani presim një tjetër sasi të madhe, dhe sapo ta marrim do ju bëmë në disopozicion një pjesë.
Ne jemi një, edhe fakti që bëhet në Kukës lidhet me atë që thashë që kompanitë nuk duan nxjerrjen jashtë, Kukësi është dhe i Shqipërisë dhe i Kosovës, qëlloji të nesërmen e hartës së leshit, por le të vazhdojë ne jemi një dhe kështu do vazhdojmë deri në fund.
Top Channel