Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar vetë gjatë ditës së djeshme se është shpallur non grata nga Britania e Madhe. Në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë Demokratike theksoi se ky lajm i është bërë e ditur përmes një letre ku theksohet se ky vendim është marrë për “lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri .Duke kundërshtuar këtë vendim, Berisha ka thënë se është “në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros”. Te pyetur në lidhje me këtë non grata te 2-të te Berishës qytetaret Elbasanas shprehen per Egnatia News se koha Berishës ka përfunduar. Ata bejne pergjegjes Z.Berisha i cili ka kthyer vendin 200 vite mbrapa dhe duhet te largohet sa me pare. Ndërsa sa i takon ndjekesve te tij, qytetarët shprehen se ata e shohin politiken si tifozë, dhe jo si nje qëlliml
Z.Berisha është shprehur se për të gjitha këto shpifje, unë do konsultohem me ekspertë për hapat ligjorë që do të ndërmarr për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin tim dhe të vendit tim, për aq sa unë e përfaqësoj./Egnatia news