Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg regjisorin Petri Bozdo pas aksidentit me pasojë vdekjen e një fëmije 7 vjeç ndodhur në aksi rrugor Elbasan-Librazhd mëngjesin e së hënës.
Gjyqtarja e çështjes mori parasysh kërkesën e prokurorit për masën “arrest me burg” për veprën penale aksident me pasojë vdekjen.
Algit Samurri 7 vjeç u përplas për vdekje nga mjeti nën që drejtohej nga regjisori Petri Bozdo mëngjesin e së hënës fare pranë shkollës së tij në fshatin Mengël të Elbasanit.






