Antari i këshillit bashkiak Elbasan Erion Murataj publikon listën me përfituesit e Paketës së maleve në Gjinar.

Siç duket qartë përfitojnë  vetëm mbështetësit dhe votuesit e Partisë Socialiste Elbasan. Banorët e tjerë që nuk janë pjesë e PS dhe kishin aplikuar për paketën e maleve janë përjashtuar nga skema.

Shkrimi i plotë:

Ai që duhet të mbrojë territorin vjedh mijra metra katrorë me bekimin e institucioneve.
Paketa e ashtuquajtur e Maleve kthehet në paketën e vjedhjes në Elbasan për partizanët e partisë në Gjinar dhe për drejtorin në Funar.
Ka nisur si mos më keq zbatimi i paketës së maleve në Elbasan, ku hallexhinjtë përfitojnë nga një dylym kurse besnikët e partisë dhe drejtori marrin me mijra metra katrorë.
Kriteret kryesore të paketës së maleve zbatohen me milimetra për ata të cilët detyrohen të paguajnë haraç apo që vërtetë kanë investuar, ndërsa për drejtorin në Funar dhe partizanët e partisë në Gjinar dy pika turistike të fort propaganduara nga pushteti lokal por jo vetëm, kriteret kthehen në letër higjenike.
Se di pse por në memorien time më erdhi një frazë nga stari i momentit Ergys Agasi ku në një nga informacionet që ka rrjedhur në media thoshte se atje mund të shkojmë deri në 1 miliardë euro.
Nga kjo frazë më lindin pyetjet: A është vallë prestanome drejtori?
A mund të kthehen 35 mijë metra në 3 milionë e gjys metra katrorë nesër në Funar?
A ka familje të tjera përveç Mufalëve në Gjinar?
A u pyet apo konstatoi, dëshmoi, ASHK Elbasan posedimin e mijra metrave katrorë në Funar? Apo vallë është edhe kjo një dhuratë për 35 vjetorin e socialistëve që 35 vite më parë nuk kishin lindur ose ishin në llogoren përballë socialistëve.
Të gjitha këto sa thash më lart janë pyetje të cilat kanë brenda tyre përgjigjet.
Ka shumë që do të donin të investonin në Funar por siç ndodhi në prag fushate në Bradashesh, Shushicë, Mamël, Labinot , Tregan ku u lejuan me dhjetra e qindra qytetarë të ndërtonin pa leje çatinë për të futur kokën e fëmijëve e cila më pas iu kthye në gjoba dhjetra milionshe dhe kërcënime për prishje. Diçka e ngjashme nuk mund të ndodhte në Funar sa kohë sherri mes Tiranës dhe Elbasanit kishte midis projektin 1 Miliardë euro.
Kaq për sot.

GEAM Sh.p.k