Si rrallëherë në historinë e futbollit fansat e Real Madrid dhe Barcolës janë bërë bashkë, jo për ndonjë kauzë a solidarizim siç ndodh zakonisht, por për të fishkëllyer dhe bërtitur kundër Gerard Pique. Le të themi që janë solidarizuar me Shakirën dhe gratë e tradhtuara.
Mbrojtësi i Barcelonës u fishkëllye në ‘El Clasico-n’ e ditës së sotme që u luajt në Las Vegas si pjesë e miqësorëve të këtij parasezoni. Spanjolli mori brohoritjet “Shakira, Shakira” sa herë që prekte topin nga të dyja tifozeritë. Barcelona mposhti ‘galatikët’ 1-0 në një ndeshje ku tifozët kishin një emërus të përbashkët: Shakirën.
Pique u fut në fushën e blertë në pjesën e dytë dhe sapo bëri kontaktin e parë me topin, turma nisi të bërtasë. Shumë brohoritën emrin e Shakirës teksa futbollistit nuk i mbeti zgjidhje tjetër veçse t’i injoronte dhe të përqëndrohej në lojë. Rafinha shënoi golin e vetëm të ndeshjes, por Pique ishte kryefjala për dramën e tij me Shakirën.