Presidenti i ri i Republikës Bajram Begaj, ka mbërritur në ambientet e Presidencës ku do të zhvillohet dhe ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës.
Presidenti Begaj do të zhvillojë një takim me paraardhësin e tij në detyrë Ilir Meta, i cili do t’i dorëzojë “çelësat” e presidencës sot kreut të rio të shtetit.
Ndërkohë që pritet që pas takimit mes dy Presidentëve, Begaj të mbajë një fjalim përpara të ftuarve që janë të pranishëm në ceremoni.
Pak më herët Presidenti Begaj, bëri betimin në Kuvendin e Shqipërisë.