Një autobus urban i linjës Vlorë-Uji i ftohtë është përfshirë nga flakët para pak minutash përballë shkollës së mesme “Halim Xhelo” në Vlorë.
Autobusi ka qenë duke kryer itinerarin e tij të përditshëm, kur drejtuesi i automjetit ka ndjerë erë tymi nga pjesa e pasme.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Flakët e zjarrit janë shoqëruar me dy shpërthime të cilat sipas policisë dyshohet se janë nga pjesa e motorit të autobusit.
Menjëherë forca të policisë së bashku ke zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë duke fikur zjarrin.
Top Channel