Konkurentja e re e Për’Puthen Stela ka zgjedhur Armandon për takimin 4 minutësh.
Një takim i sinqertë mes tyre, ku Armando është shfaqur shumë i emocionuar.
“Unë jam Armando, mësues gjuhë-letërsie, jam beqar, lëri se çfarë thonë gojët e liga, por nuk jam martuar asnjëherë dhe nuk kam qenë në burg. Pëlqej shumë udhëtimet. Nuk e di por po më rreh zemra si zog, nuk e di pse ndihem kaq i emocionuar Shumica prej njerëzve i japin shumë rëndësi pamjes së jashtme, por unë vlerësoj atë të brendshme”, tha ai.
Bashkëbisedimi mes tyre ka vijuar në mënyrë shumë të bukur, ndërsa pritet nëse do të ketë një takim jashtë.
Top Channel