Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së shtunës në lagjen “Skenderbej” të Elbasanit. Bëhet e ditur se një 37-vjeçar ka goditur me thikë bashkëjetuesen e tij, po ashtu 37-vjeçare.
Si pasojë e plagëve të marra gruaja ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Elbasan / Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan dyshohet se shtetasi R.M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E., 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Egnatia news