Një 30-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua pasditen e djeshme nga punonjësit e policisë së Prokurorisë së Larisës, kishte në çantën e shpinës më shumë se 5 kilogramë hashash.
Sipas medieve greke, efektivët e policisë po e ndiqnin 30-vjeçarin nga zona e Gonnon-it dhe me të mbërritur në Tempi, e kanë kontrolluar.
Sipas burimeve policore, 30-vjeçari ka tentuar të arratiset pa sukses, ndërsa nga kontrolli në çantën e shpinës u gjetën 5.1 kilogramë hashash.
I arrestuari pritet të dalë sot në Prokurori./Abcnews.al/