Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, në provincën e Latina.

Një çift që po debatonin lanë vajzën e tyre 2-muajshe të mbyllur në makinë, ndërkohë që ajo ishte duke qarë.

Protagonistët janë një 40-vjeçar dhe një 38-vjeçare.

Të dy me origjinë nga Castelli Romani dhe ai me precedentë të mëparshëm penalë ishin pranë një lokali kur po debatonin me fjalë të rënda she shtyrje të cilat nuk i kanë shpëtuar kalimtarëve.

Një shitëse e cila e pa foshnjën brenda makinës duke qarë dhe kuptoi se temperaturat e larta mund të shkaktonin diçka të rëndë ngriti alarmin.

Shitësja e mori fëmijën dhe e çoi në lokal ku u përpoq ta qetësonte dhe më pas lajmëroi  karabinierët dhe ambulancën.

Mjekët e çuan vajzën e vogël dhe e çuan në spitalin Santa Maria Goretti në Latina, ku pas një kontrolli rezultoi pozitive ndaj një lënde narkotike.

Për foshnjën tani do të caktohet një kujdestar, në pritje që t’i besohet një familjeje tjetër. si nëna ashtu dhe babai do të duhet të përgjigjen për neglizhencën ndaj të miturit./Abcnews.al/