Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lamias në Greqi, ku një 29-vjeçare me origjinë shqiptare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në qendër të qytetit, ndërsa dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Mësohet se ishte aroma e rëndë që vinte nga banesa e saj, ajo që ka bërë që fqinjët të shqetësohen dhe të njoftojnë policinë. Pas futjes me forcë të policisë në banesë, ajo është gjetur e varur me një litar të improvizuar.
Sipas dyshimeve, mendohet se ajo i ka dhënë fund jetës një javë më parë, por nuk dihen shkaqet, ndërsa autoritet kanë nisur tashme hetimet.
Ende nuk dihet identiteti i shqiptares, dhe as fakte mbi jetën e saj, nëse qëndronte e vetme, dhe si familjarët nuk kishin denoncuar humbjen e kontakteve me të.