Marjus Musaku është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit, pasi akuzohet për veprat penale për “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

32-vjeçari Marjus Musaku, u arrestua pasi prej 9 ditësh mbante peng nën kërcënimin e armëve të ftohta,  shtetasen Ersida Dyrmishin.

Marjuas Musaku ishte dënuar edhe më parë për pengmarrje. Në vitin 2018 mori peng ish-gruan për 24 orë, ndërsa pas denoncimit të babait të ish-gruas, u arrestua. Gjithçka ndodhi pas konflikteve që solli edhe divorcin. Gjatë kohës që ishin të martuar, ish gruaja e ka denoncuar për dhunë dhe torturë fizike.

Ndërkohë për ngjarjen e fundit, 30-vjeçarja ka deklaruar në polici se është mbajtur me forcë pa dëshirën e saj, në një banesë, në zonën e ish-kënetës në Durrës. Ajo ka deklaruar në polici, në prani dhe të bashkëshortit të saj, se është detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

Shtetasja E. D. ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, shtetasi T. D. ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Megjithatë 32-vjeçari nuk e ka pranuar rrëmbimin dhe ka deklaruar se nuk e ka marrë forcërisht.

32-vjeçari Marjus Musaku, banues në Lushnjë, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, ndërsa ishte i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

/abcnews.al/