Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për planin e opozitës në muajin shtator ku theksoi se përveç Ilir Metës do të bashkëpunojë me çdo forcë tjetër politike dhe me shoqërinë civile.
Berisha theksoi se Edi Rama do të mbajë përgjegjësi për vjedhjen sipas tij të 420 milionë euro të aferës së inceneratorëve. Gjithashtu Berisha theksoi se në shtator do të nisë revolta qytetare me protesta të shumta në të gjithë vendin.
Pyetje: Jeni ulur me Ilir Metën për të diskutuar për pikat e aksionit opozitar në muajin shtaror?
“Një opozitar i vërtetë e ka të qartë si drita e diellit që afera e inceneratorëve është objektivi kryesor. Meta është një opozitar i vërtetë. Është 4-5 miliardë porti i Durrësit por prapë dokumentat në përputhje me kreun e akuzat janë për inceneratorëve. Por SPAKu është bërë skrap dhe tani duhet reagimi i qytetarëve. Do të bashkëpunojmë cdo veprim me Ilir Metën dhe partinë e tij, madje edhe me partitë e tjera dhe shoqërinë civile. Ne jemi të hapur, ne duhet të bëjmë përgjegjës Edi Ramën për vjedhjen e 420 milionë eurove. Bugalo dhe Zoto janë ortakët e Edi Ramës, që është një hajdut i tmerrshëm pasi është kapur me vjedhje në dorë përballë shqiptarëve. Skenari është protestë qytetare civile me të gjitha mjtete në rastë nevoje për mosbindje civile në këtë limit mbetet kryengritja paqësore”, tha Sli Berisha.