Një tjetër bazë prostitucioni e kamufluar si qendër masazhi është goditur nga efektivët e komisariatit nr 6 në Tiranë. Qendra menaxhohej nga dy vajza të reja mbi 20 vjeçe. Të kësaj moshe ishin dhe vajzat që punonin në këtë qendër, e ndërkohë pronari ishte një 47 vjeçar i cili ka arritur t’i shpëtojë arrestimit dhe të largohet në drejtim të paditur.
27-vjeçarja Malvina Hila dhe 23-vjeçarja Borana Koçi janë dy menaxheret që u arrestuan këtë të premte, (5 gusht 2022) në kryeqytet, pasi qendra e masazhit që ato menaxhonin përdorej për prostitucion.
Së bashku me 2 të rejat në pranga ka përdunduar edhe një punonjës i qendrës, ndërsa 4 shtetas të tjerë po procedohen në gjendjë të lirë.
Sipas burimeve, një shtetas maqedonas i cili kishte shkuar si klient në atë qendër masazhi ka telefonuar policinë pasi nuk kishte dalë i kënaqur nga shërbimi që i është ofruar.
Shtetasi në fjalë prentendon se është mashtruar nga disa vajza në një qëndër masazhi, por hetimet e ndjekura nga komisariati nr 6 në Tiranë ka rezultuar se në fakt bëhet fjalë për një qendër prostitucioni.
Kjo qendër kishte aktivitet edhe në rrjetet sociale: facebook dhe instagram. Gjatë një kontrolli në faqen e kësaj qëndreje shikohen vajza gjysmë të zhveshura, të cilat në çdo postim shënonin numërin e telefonit për të kryer rezervime.
Sipas hetimeve të deritanishme kjo qëndër kishte një aktivitet të gjërë në fushën e prostitucionit e ndërsa po vijojnë kërkimet për lokalizmin dhe arrestimin e pronarit të saj, i cili është identifikuar si Mentor Musarai, i moshës 47 vjeç.