Një vajzë 25 vjeç dyshohet se është përdhunuar në qytetin e Elbasanit në orët e vona të natës.

25-vjeçarja banuese në Dushk, Lushnje bashkë me motrën e saj janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Elbasanit për të kërkuar asistencë mjekësore. Kanë qenë mjekët ata që kanë sinjalizuar policinë për rastin.

Menjëherë policia e Elbasanit është vënë në lëvizje dhe i ka marrë kallëzimin 25-vjeçares nga qyteti i Lushnjës.