Ndonëse deklaroi se nuk do të bënte kurrë ndërhyrje apo botox, këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi është përballur me akuza nga ndjekësit e saj.
Në një foto në Instastory Rozana shkruajti vetëm pak ditë më parë se një aktore në profesion nuk mund të përdorë botox sepse i ikën mimika dhe do ishte si e vdekur në portret kur interpreton.
“Një aktore në profesion nuk duhet të përdorë Botox për mendimin tim, sepse i ikën mimika dhe do ishte e vdekur në portret kur interpreton. Nëse ngrej vetullat efekti është ky në foto”, shkroi ajo dhe vijoi rrëfimin e saj duke treguar se nuk lyhet kurrë gjatë ditës si dhe e quan veten me fat që Zoti i ka dhënë tiparet e fytyrës fiks siç ajo i do dhe për këtë arsye nuk do të bëjë kurrë ndërhyrje.
Më tej ajo publikoi në Instagram një video pa filtra dhe pa makeup, ku shprehej tepër e revoltuar duke theksuar se lumi i komenteve paragjykuese dhe negative për gratë vijnë më së shumti nga vetë gratë.
Ajo u kërkon ndjekëseve të saj të ndalojnë paragjykimet për vajzat e shoëbizit shqiptar, të cilat kanë realizuar operacione plastike.
“Nëse dua të bëj diçka në fytyrë nuk pyes asnjë. Unë kam qenë nga të parat që kam bërë ndërhyrje në trup dhe e kam thënë. Për ato gratë që komentojnë ndaj vajzave të shoëbizit dhe jo vetëm ‘Si jeni fryrë ashtu , pse zhvisheni’. Lëreni vajzat të bëjnë ça të duan se kanë jetën e tyre. Çfarë ju intereson juve se çfarë bëjnë. Ato kanë familjet e veta që kujdesen për to.
Duan të vishen, duan të rregullohen, duan të mbahen. Na keni çmendur, sa më shumë ju respektojmë aq më keq është. E keqja grave u vjen nga vetë gratë.Nuk dua që asnjë vajzë apo grua të shahet në statusin tim. Më gjeni një njeri pa gabime dhe le të vijë të më gjykojë”, tha Rozana.
Por në foton e saj pa filtra, ndjekësit përsëri e kanë akuzuar kantautoren për ndërhyrje dhe photoshop, ndërsa kjo e fundit nuk ka ngurruar të përgjigjet.
Botoks ke bërë plot”– i komentoi një ndjekës Rozanës, e cila përgjigjet duke shkruar: “Jeni gra shumë të këqia. Ju dhe ta shikoni qe është e kuqe thoni është e zezë. Po si moj zonjë ta ha mendja që jam këtu për të mushur mendjen ty. Po uneë kam daleë nëe tv qe 13 vjeç kam qindra video në youtube si s’të vjen zot që në vend të thuash një fjalë të mirë jep mendimin tënd prej doktoreshe estetike. Po pse jeni kaq të vogla së kuptoj?”
Por ‘përplasja’ në seksionin e komenteve nuk ka mbaruar me kaq!
Një tjetër ndjekës i ka shkruar Rozanës: “O Rozi po ti vetullën e bërë buzët e fryra hundën e bërë, kështu i bie një uj e sapun në mëngjes në rregull je ti .Të këshilloj dhe një penel tatu dhe fli e zgjohu njësoj. Nuk jam paragjykuse kush ka mundësi dhe dëshirë t’i bëje të ndjehët mirë me veten .Tani çdo gjë që dëshiron arrihet, por mos bëni sikur jeni natyrale. Kjo më bezdis dhe më bën të shkruaj. Ok ylli suksese në çdo hap të karrierës tënde”
Rozana Radi i ka kushtuar një përgjigje të gjatë ndjekëses, të cilës i shkruan se tiparet e fytyrës së saj i ka marrë nga prindërit. Më tej ajo shton se nuk ka luftuar asnjëherë që të jetë një grua e bukur por një grua e suksesshme.
“Liljana kjo është sms e fundit që përgjigjem dhe po e bëj me shumë respekt. Nëse më ndjek besoj ma njeh mirë portretin. Unë jam vajza e një personi publik i cili i ka dhënë shumë artit në këtë vend dhe jam shumë krenare që kam buzët e tim eti hundën e tij mollëzat e mamasë. Kam dy dekada në skenë dhe besoj që s’më ka ndyshuar “surrati” përveç se jam shëndoshur e dobësuar disa herë në jetën time. Thënë këtë do të sygjeroja t’i hidhje një sy postimeve të djeshne kur unë kam hedhur një foto dhe vidio pa filtër. Vetullat i kam bërë dhe e kam hedhur në insta momentin që i kam bërë.
Këtë nuk e kam bërë për të treguar as ty as të tjerëve thjesht kam falenderuar vajzën që mi bëri para dy vitesh dhe e ke diku në fëd. Unë nuk e kam luftuar në këtë jetë për të qenë një grua e bukur ( sigurisht që mundohen të jem me aq sa me ka falur Zoti dhe me aq sa kohë kam për tu marre me veten) në jetë jam munduar të jem një grua e sukseseshme.
Nuk e di sa do ja dal se kam kohë ende nëse do i madhi Zot të më japë jetë. Nuk bëj unë si natyrale së unë jam natyrale. Nuk jam këtu për të mbushur mendjen as ty e as kërkujt. Postova nje vdio për të treguar që me disa vitamina dhe kolagjen në fytyre mund të shtyme këtë punën e botoxseve.
Të siguroj që po e pata të nevojshme do ti bëj se me pëlqen vetja të dukem mirë për veten time. Por nuk bëj kështu ezibicionesh për të marrë vëmendje se kam disa profesione që mendoj se i bëj mirë. Thënë këtë të uroj jetë të gjatë e zemër të bukur si fytyrën.”– shkruan Rozana Radi.