Presidenti i Republikës ka reaguar mëngjesin e së dielës për incidentin që ndodhi të shtunën mbrëma në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh. Në një postim në Twitter, Bajram Begaj bën të ditur se ngjarjen po e ndjek me vëmendje, në komunikim me SHPFA, strukturat e shërbimeve informative & ato ligjzbatuese.
Po ashtu, kreu i shtetit shpreh mirënjohjen për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroi shërim të shpejtë.
BAJRAM BEGAJ NË TWITTER
“Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me vëmendje. Në komunikim të vazhdueshëm me SHPFA, strukturat e shërbimeve informative & ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj & mbështes për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare
Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë! ” /abcnews.al/