Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë në kryeqytet po mbahet ceremonia për nder të Luiza Gegës, e cila u shpall kampione e Europës në atletikë në garën 3000 m me pengesa në Gjermani.

Kampionia e Europës, Luiza Gega u prit në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama i cili i puthi duart në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për fitoren e madhe që Gega i solli Shqipërisë.

Ndërsa duartrokitjet e qytetarëve ishin të shumta.

E veshur me ngjyrat kuqezi Gega bëri “paradë” me një makinë të kuqe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Gegës do t’i dorëzohet sot Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike
/abcnews.al/