jë këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se shumë civilë po përpiqen të largohen nga Kievi mes frikës të një sulmi rus në ditën e pavarësisë së vendit nesër, shkruan The Guardian.
Alex Rodnyansky tha se njerëzit ishin të shqetësuar se një sulm mund të godasë qendrat e vendimmarrjes në kryeqytetin ukrainas të mërkurën.
“Ekziston rreziku që Rusia të përpiqet të godasë pikërisht në atë kohë për të kompensuar paaftësinë e saj për të pasur ndonjë sukses në fushën e betejës, për të pasur ndonjë sukses në nënshtrimin e Ukrainës dhe në thelb të gjitha dështimet që ata kanë hasur gjatë gjashtë muajve të fundit,” tha Rodnyansky.
Komentet e Rodnyansky erdhën pasi SHBA-ja paralajmëroi se Rusia mund të shtojë përpjekjet për të nisur sulmet kundër infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare të Ukrainës në ditët në vijim.
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka këshilluar ukrainasit që të jenë veçanërisht të kujdesshëm në ditën e pavarësisë, duke përmendur kërcënimin e sulmeve me raketa dhe “provokimet” nga Rusia.