Koordinatorja e Luftës Anti Korrupsion, Briseida Shehaj në Partinë e Lirisë ka bërë një tjetër denoncim sa i takon incenratorit të Tiranës.
Ajo tha se janë paguar 70 mijë euro për të blerë një impiant të përdorur.
Briseda Shehaj: Sot bëjmë publike një kontratë që ka të bëjë me nje kompani italiane dhe “Integrated shpk” për të blerë një impiant të përdorur.
Paguajmë miliona euro dhe blejne pajisje të përdorura. Kontrata është lidhur në shtator 2020, me vlerë 70 mijë euro. Ka rreth dy vitë që instancat duhet të auditonin këtë kompani.
Paguajmë 29 euro toni, për një impiant të përdorur.