Në dosje rojet e turnit të asaj nate dëshmojnë se shtetasi rus Mikhail Zorin ishte ai që tentoi të futej në ambjentet e brendshme të objektit duke shtyrë derën kryesore. Pasi njëri prej tyre e ka pikasur, rusi ka vrapuar pavarësisht thirrjeve të rojes për të ndaluar.
Në momentin që dy rojet e kanë neutralizuar Zorin, ky i fundit ka përdorur një spraj në mënyrë që tu ikte, duke i lënë me djegie në sy dhe në trup. Një banore e zonës është shprehur se atë ditë kishte parë lëvizje të dyshmita pranë mureve rrethuese të uzinës, dhe se një burrë me kapele po qëndronte tek vreshtat e saj duke vëzhguar.
Edhe automjeti i 3 shtetasve të huaj ishte i panjohur për të.
Në dosjen e prokurorisë shkruhet:
Në ambjentet e rrethimit të brendshëm të Uzinës Ushtarake në Gramsh është futur një shtetas i huaj, i cili pasi është konstatuar nga roja e shërbimit, është larguar nga magazinat duke kaluar muret rrethuese të Uzinës. Ky shtetas është ndjekur nga rojet dhe në distancë rreth 200 metra larg objektit, në momentin që ata i janë afruar për ta ndaluar dhe shoqëruar, këtë shtetas ai ka bërë rezistencë dhe ka nxjerrë një spraj duke ua hedhur në fytyrë dhe trup, me qëllim që të largohej nga ata.
Megjithatë rojet e kanë neutralizuar dhe e kanë mbajtur të bllokuar deri në momentin që ka ardhur policia, e cila më pas e ka shoqëruar në ambientet e komisariatit të Gramshit.
Shtetasi rus Mikhail Zorin ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, të cilët udhëtonin me një mjet me ngjyrë portokalli dhe vija të zeza, me targë AX6200IP.
Pas vënies së pikave të kontrollit është sekuestruar automjeti dhe janë kapur dy shtetasit e tjerë Fedir Alpatov dhe Svetlana Timofeeva.
Shtetasi Ardian Xhakame detyrë ushtar profesionist, roje i lëvizshëm në ambjentet e brendshme të Uzinës Mekanike Ushtarake Çekin ka deklaruar se pasi dëgjoi një zhurmë pa një person të afrohej te dera kryesore, të cilën kishte tentuar ta hapë dhe të futej brenda objektit.
Ardiani i ka bërë thirrje të ndalojë por ai është larguar me vrap duke kalur dhe muret rrethuese.
Pasi e kanë neutralizuar shtetasin rus, Ardiani sëbashku me përgjegjësin e turnit Aldo Bici janë dërguar në urgjencën e spitalit të Gramshit pasi kishin djegie në sy dhe në trup, marramendje nga spraji i përdorur. ‘Ndjemë djegie në sy, marrje mëndësh dhe djegie të gjoksit dhe supeve, por e mbajtëm shtetasin e huaj deri sa erdhi policia”, ka thënë Aldo Bici, njëri nga rojet që u përleshen me rusët.
Roja i objektit është vënë në ndjekje të këtij shtetasi dhe ka njoftuar përgjegjesin e rojeve Aldo Bici. Te dy sebashku, në një distance rreth 200 m nga muri rrethues kane bere te mundur kapjen dhe neutralizimin e ketij shtetasi. Ne momentin që janë afruar, ai ka kundërshtuar dhe i ka sulmuar me një spraj kimik, të cilin e ka nxjerrë nga xhepi, duke ua hedhur ne fytyre dhe ne trup. Pavarësisht sulmit, rojet e objektit ushtarak kanë bërë të mundur ndalimin e ketij shtetasi.’- është shprehur Ardian Xhaka, me funksion roje i objektit.
Një banore e zonës, që ka shtëpinë pranë uzinës ka deklaruar se nga ora 17:00 pranë banesës së saj ka parë një makinë portokalli të parkuar, që nuk e kishte hasur kurrë më parë. Gjithashtu në afërsi të mureve ajo ka parë një person me kapele, pantallona të shkurtra dhe një çantë në krah, duke shkuar në drejtim të vreshtave të saj, të cilat janë ngjitur me murin rrethues të Uzinës.
Shoferi i automjetit, shtetasi ukrainas Fedir Alpatov, lindur dhe banues në Kiev.
Mikhail Zorin shtetas rus, aktualisht student për kimi në Pragë, i padënuar më parë.
Svetlana Timofeeva, shtetase ruse me banim në Moskë.
Në makinën e tyre policia ka sekuestruar 2 dronë, sasi të konsiderueshme monetare, 1 pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën, laptopë, karta sim si dhe një predhë fisheku armë zjarri, pajisje të ndryshme kampingu, telefona celularë, një bombulë e përdorur në formë spray.
Këta shtetas në rast se shpallen fajtorë për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre mund të dënon maksimalisht deri në dy vite burg.
(E.D/faxweb.al)