Nga Erion Murataj!

Një njeri nuk shpërfytyrohet dot brenda një dite apo nate për dikë tjetër.
Por pas shumë ditësh, muajsh e vitesh po.
Sloganet që bëri të besohen duken qesharake, figura e lartësuar kthehet në një zhgarravinë që të bezdis kur e has.
Se di pse po këtë përjetova e unë sot kur pashë sesi ti Ilir, qaheshe sesi Kraja i ka drejtuar shkresë një nga jargavecëve të tu që sot është ulur në prehrin e Ramës si në tëndin dikur kur ti e gradoje.
Nuk e di pse e sulmon nuk di as pse shqetësohesh.
A nuk ishe ti ai që thoje se je më patrioti e i pastri?
Po le të hetojnë o Ilir apo shoku Ilir siç të thërriste Bledar Doracaj dikur që sot do ti kthej përgjigje Krajës për ty.
Çke o gjigand? Pse tutesh a nuk ishte batuta jote që origjina jote malore nuk pyet për intriga mocalore .
Paradat me helikopter në tempullin e bektashinjeve në Kulmak nuk të paskan ndihmuar.
Baba Tomorri nuk të paska ndihmuar Ilir.
Me bedelet e Lirisë së partisë kuptohet që nuk ke më po të njejtën performancë.
Modelet qe ke në albumin e të kaluarës nuk të ndihmojnë aspak.
Po ti mbahu gjigand mos harro origjinën malore edhe pse s’të hyn në punë në dritën e gojëve të liga që të bejnë ish bashëkpuntor të sigurimit.
Nëse vërtetohen, keq e ke gjigand.
Ti e di mirë që nuk zgjidhen me traditën e rakisë se Skraparit këto halle.
E as pallavrat që më tregoje mua e qindra të rinjëve para një dekade e ca, nuk pijnë më as ujë as raki.

Apelin e ke të kufizuar dhe në këtë panoramë luftën e ke të vështirë.
Të rinjtë kanë nevojë të ecin më shpejt përpara me moralin e të tjerat lart.
Kështu që një selam kam ilir ..
Merre me qetësi e dashuri, është koha të ecim më shpejt 😉