Të paktën dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një fshat pranë Roterdamit të shtunën kur një kamion doli nga rruga dhe u përplas me një grup njerëzish që po bënin një Barbekju në natyrë, tha policia holandeze.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur kamioni, me targa spanjolle, doli nga rruga në Zwingjincedik, rreth 30 km në jug të Roterdamit.
“Kamioni u përplas me një turmë njerëzish që merrnin pjesë në një Barbecue të organizuar në lagjen e tyre”, tha policia e Roterdamit në një postim në llogarinë e tyre në Twitter.


Një oficer policie që ishte i pranishëm tha për radion lokale Rijnmond se të paktën dy persona kanë vdekur. Megjithatë, ai vuri në dukje se policia ishte ende në vendin e aksidentit dhe se po bëhen përpjekje për të arritur në një numër përfundimtar të viktimave.
Fotot e marra pas aksidentit lejuan të identifikohej se kamioni i përket kompanisë El Mosca, me seli në Spanjë. Shoferi i kamionit, i cili nuk mbeti i lënduar, u arrestua. /abcnews.al