Gruaja 55-vjeçare, e cila aksidentoi një të mitur 6-vjeçar ditën e djeshme në Tiranë është arrestuar.

A. P., 55 vjeçe përplasi me makinën me të cilën po udhëtonte djalin me iniciale R. D., 6 vjeç në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.

Gjithashtu gjatë 24 orëve në Tiranë janë arrestuar edhe 6 të tjerë për vepra penale të ndryshme.

 Tiranë

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.  Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. H., 19 vjeç, pasi ka vjedhur një aparat celular nga mjeti i shtetasit I. Sh.  Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u ndaluan shtetasit M. M., 30 vjeç dhe L. C., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” pasi kanë vjedhur disa bateri nga centrali i një kompanie interneti.  Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :  A. P., 55 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D., 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve ;  L. M., 47 vjeç dhe L. T., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;  A. D., 28 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin B. R., 68 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Më datë 22.03.2021, në rrugën Tiranë – Ndroq,  në ambientet e firmës në pronësi të shtetasit H. B., gjatë natës janë vjedhur një sasi e konsiderueshme prizash elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel