Erjon Korteshi është 32 vjeçari i arrestuasr nga policia e Tiranës si një prej autorëve të vjeshjes së 22 biçikletave. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij dhe ka proceduar penalisht 50 vjeçarin A.D i cili i blinte këto biçikleta të vjedhura.
Njoftimi i Plotë:
Tiranë
Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Twenty two”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, vihet në pranga 1 shtetas, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij.
Procedohet penalisht një 50-vjeçar që përvetësonte biçikletat e vjedhura.
Sekuestrohen 22 biçikleta të dyshuara të vjedhura.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se disa shtetas vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Twenty two”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
– E. K., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tij, shtetasi F. B. dhe E. B.
Në vijim të veprimeve u procedua penalisht, në gjendje të lirë, shtetasi A. D., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Shtetasi E. K., më datë 02.09.2022, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në rrugën “Nikolla Lena”, duke vjedhur biçikletën e shtetasit I. D.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit F. B. dhe E. B., gjatë vitit 2022, kanë vjedhur 22 biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat më pas ia kanë shitur shtetasit A. D.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në administrim nga shtetasi A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 22 biçikleta të dyshuara të vjedhura.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.