Një 51-vjeçari i janë vënë prangat nga policia e Pogradecit, pasi akuzohet për vjedhje dhe kanosje. Sipas policisë i arrestuari është J. M., 51 vjeç, banues në Pogradec. Ky p[erson dje në lagjen nr.1, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, për motive të dobëta ka kërcënuar me thikë dhe i ka marrë biçikletën një 15-vjeçari, e cila iu gjet në banesë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. M., 51 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vjedhja” dhe “Kanosja”.

Shtetasi i mësipërm, dje në lagjen nr.1, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, për motive të dobëta ka kërcënuar me thikë dhe i ka marrë biçikletën një 15-vjeçari, e cila iu gjet në banesë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./abcnews.al/