Një 29-vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vodhi një avion Beechcraft King Air 90 dhe kërcënoi se do ta përplaste në një supermarket në Mississipi.
Në orën 9:30, Cory Patterson, i cili ishte punonjës aeroporti në Tupelo, postoi një mesazh lamtumire në Facebook: “Më vjen keq. Unë kurrë nuk kam dashur të lëndoj askënd. Unë i dua prindërit dhe motrën time, ky nuk është faji juaj. Mirupafshim”.
15 minuta më vonë, Patterson telefonoi policinë dhe paralajmëroi se kishte në plan të përplasej me Walmart. Autoritetet menjëherë evakuuan njerëzit nga qendra tregtare dhe një dyqan aty pranë.
Ndërsa avioni rrotullohej mbi qytet, departamenti i policisë lëshoi një deklaratë duke paralajmëruar banorët e zonës që të mos dilnin nga banesat deri në një njoftim të dytë. 5 orë më vonë, 29-vjeçari zbarkoi në një fermë pranë Ripley, ku u arrestua. Autoritetet kanë konfirmuar se ai do të shkojë në gjykatë dhe se do t’i ofrohet ndihmë në mënyra të ndryshme.
U bë me dije gjithashtu se i arrestuari nuk ka licencë aviacioni, por ka njohuri mbi fluturimin