Mediat kosovare raportojnë se kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq do të zhvillojë ditën e hënë një vizitë në Kosovë.

Shefja e qeverisë do të vizitojë në fillim Mitrovicën, për të udhëtuar më pas në Zveçan dhe Leposaviç, ku do të takohet me zyrtarë serbë.

Sipas zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, vizita e Brnabiq në Kosovë është në përputhje me marrëveshjen për vizitat zyrtare.

Kjo vizitë vjen në një kohë kur dy vendet nisën të zbatojnë marrëveshjen e arritur për  dokumentet.